Për shkak të reshjeve dhe prurjeve në liqenin e Shkodrës niveli i ujit
atje është rritur ndjeshëm. Ujrat kane dalë në një pjesë të Shirokës në
rruge në vendin e quajtur peshkimi, ndërsa edhe disa lokale në anë të
liqenit janë përmbytur sepse ndodhen shumë i ulët.

Megjithese ujrat ne disa vende kane dale edhe ne rruge nuk paraqesin veshtiresi kalimi per mjetet. Nderkohe edhe niveli i Bunes eshte ritur ndjeshem por ende nuk ka dale nga shtrati ne zonen e pedonales. Ne zonen periferike te qytetit uji ndodhen prane banesave.

Rritja e nivelit te ujit ka ardhur per shkak se sasite e medha te ujit qe derdhen ne lumin Drin pengojne rrjedhjen e Bunes dhe gjithe ujrat qe shkarkohen ne liqen nga lumenjve qe ndodhen edhe ne mal te zi, por edhe nga lumi kir qe ditet e fundit eshte shtuar ndjeshem ngelen ne liqen duke rritur nivelin. Per disa vite me radhe rritja e nivelit te ujit te Shkodres ka shkaktuar permbytje masive edhe brenda qytetit duke sjelle, bregun e liqenit ne mes te qytetit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA