Rikonstruktohet Rruga e Kosovarëve

20/03/2013 00:00

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës së Kosovarëve tek Akuadromi, pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Kjo rruge do te kete parametrat e nje bulevardi, tha kryetari i Bashkise Lulzim Basha, ndërkohë që shqetësimit të qytetarëve për baltën e krijuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit për shkak të fillimit të punimeve në disa rrugë njëherësh, ai fajësoi reshjet e këtyre ditëve, ndërkohë që premtoi përfundim të të gjithë rrugëve në afate të përcaktuara.

“Në disa raste punimet janë ngadalësuar për shkak të reshjeve. Në disa raste faza e parë e punimeve që janë gërmimet në kombinim me reshjet kanë shkaktuar situata të pakëndshme në qytet, jam i ndërgjegjshëm për këtë, sikundër jam i ndërgjegjshëm që vepra të kësaj natyre në një mënyrë apo mënyrë tjetër, në fazën e ndërtimit kanë impaktet e tyre negative në qytet. Gjatë dimrit shoqërohen me baltë, gjatë verës me pluhur ndaj shpresoj që avantazhi i punimeve që kanë nisur në këtë kohë është që pasi kemi lënë prapa periudhën e reshjeve, të paktën periudha e verës të na gjejë  në fazën e fundit atë të asfaltimit”, tha Basha

Rruga e Kosovareve me nje gjatesi rreth 500 meter dhe gjeresi 12 meter do te pajiset me troturare me gjeresi 4 metra, ndriçim dhe çdo element tjetër të një bulevardi.

Top Channel