
Ashtu siç pritej Gjykata e Tiranës i dha masën e arrestit me burg Ardian
Prrenjasit monstrën e Laprakës i akuzuar për pedofili dhe marrëdhenie
seksuale me dhunë me të mitur.
Seanca e gjyqit është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës pa praninë e mediave. Ardian Prrenjasi është dërguar para togave të zeza nën masa të rrepta sigurie dhe aty është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Tiranës.
Prokuroria ka ngritur ndaj Prrenjasit akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të mitur” në dëm të nje 10-vjeçari. Pedofili u arrestua të dielën në banesën e marre me qira në zonën e Laprakës. Ai kishte rrëmbyer dhe dhunuar një te mitur 10-vjeçar. Gjatë marrjes në pyetje në rajonin e policisë, ai ka deklaruar autorësinë dhe në vrasjen e 11-vjeçarit Julian Çela që rezultonte i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar. I arrestuari dyshohet për disa raste të abuzimit me fëmije, sipas Prokurorisë së Tiranës, që ka hapur një hetim të gjerë kundër tij.
Por ndryshe nga ç’pritej ne gjykate nuk u paraqit nje akuze zyrtare per vrasjen e Julian Çeles, djalit te zyrtarit te larte te Sherbimit Informativ. Kjo pasi ende nuk ka prova qe monstra ta kete kryer krimin e rende.
Perveç deshmise se tij, ende nuk ka asgje prove shkencore e fizke qe ta implikoje ne kete vrasje, pavaresisht se Prrenjasi ka dhene detaje te hollesishme per krimin makaber. Ende asgje qe ka deklaruar ai nuk perputhet me hetimin e kryer.
Rinisin kërkimet në Sharrë për fëmijën
Monstra u dergua serish ne Sharre gjate se merkures ne mesdite, per te kryer ballafaqime me punetoret si edhe per te shpjeguar edhe njehere vendin ku ka shkarkuar automjetin me plehra. Eshte pikerisht kjo gje qe ngaterron çeshtjen, pasi evidencat tregojne per shkarkim ne nje tjeter sektor te landfillit nga ajo qe pretendon Prrenjasi, se e ka pare per here te fundit trupin e minorenit.
Kerkimet qe nisen rreth ores 12.00 te se merkures ne sektorit e fundit te landfillit te Sharres. Ka qene vetem nje ekskavator te vetem, ne ndihme te te cilit kane qene edhe dy punetoret te pastrimit, pavaresisht se deklaratat e autoriteteve shteteterore kane qene per mjete te shumta ushtarake, si edhe forca xheniere. Kerkimi i pare rezultoi i paefektshem. Ende organet shteterore nuk kane nje plan te qarte te kerkimit te trupit te Julian Çeles, pervec faktit te zgjerimit te perimetrit te zones se ndaluar, por kjo vetem me shiritin e verdhe policor.
Prokurori: Pse kërkova gjobë ndaj Prrenjasit
Një nga vendimet që ka habitur mbarë opinionin publik, ai i gjobës 60 mijë lekë ndaj pedofilit Ardian Prrenjasi në vitin 2008, është komentuar nga një protagonist kryesor, prokurori Blerim Tominaj, i cili kërkoi dënimin e tij me gjobë 100 mijë lekë.
I kontaktuar nga gazeta “Shqip”, Tominaj, që më parë ka hetuar vrasjet gjatë demonstratës së 21 janarit, tha se provat e mbledhura në atë kohë flisnin se i pandehuri kishte kryer vetëm një kundërvajtje penale. Ai shpjegoi se është i hapur për çdo inspektim nga Ministria e Drejtësisë apo edhe nga akuza qendrore, pasi beson se me ato prova vetëm një dënim i tillë mund të kërkohej, dënim i cili është konsultuar edhe me eprorët e tij, pasi para çdo pretence, prokurorët marrin mendimin edhe të drejtuesve.
Në rastin konkret, Tominaj pohon se dosja është hetuar dhe të gjitha pretendimet e kallëzuesit, në këtë rast të një fëmije të mitur, janë pranuar edhe nga i pandehuri, madje kërkoi edhe gjykim të shkurtuar.
Provat në dosje
Sipas prokurorisë, rasti ishte konstatuar nga Policia e Tiranës, e cila delegoi fashikullin hetimor në prokurori me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. Në këtë dosje ishte kallëzimi i fëmijës, pretendimet e të atit të tij dhe deponimet e shokut të të miturit. “Janë rimarrë deklarimet e tyre në prokurori, konform të gjitha rregullave. I ati pranoi se fëmija i tij ishte mbajtur në një banesë nga një person i huaj, ndërsa i akuzuari ka pranuar pa asnjë hezitim pretendimet e kallëzuesve”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, nga hetimet rezultoi së fëmija A.M. është mbajtur rreth 10 minuta në banesën e Prenjasit dhe gjatë kësaj kohe ai nuk është ngacmuar seksualisht, por vetëm i është thënë që “tashmë je peng”. “I pandehuri nuk kishte rrethana rënduese në veprën penale që kreu. Ai i ka thënë të miturit se i kishte duart pis dhe t’i merrte çelësin në xhep. Më pas i kërkoi që t’i hapte derën e shtëpisë. Gjithçka është kryer në prani edhe të një fëmije tjetër, shok me ‘pengun’. Gjatë gjithë kohës, dera e banesës ka qenë e pambyllur plotësisht, një fakt që tregon se edhe djali tjetër ka parë gjithçka. Të gjitha këto veprime janë bërë në një kohë që i pandehuri ishte në gjendje të dehur, ndërsa koha e qëndrimit të A.M. në këtë banesë ka qenë më pak se 10 minuta. Këto fakte kanë sjellë që prokuroria ta cilësojë këtë ngjarje si kundërvajtje penale, megjithëse e shpalli fajtor, duke kërkuar dënimin e tij me një gjobë prej 100 mijë lekësh”, pohuan burimet nga prokuroria. Një tjetër rrethanë për këtë person ka qenë se ai, gjatë kryerjes së krimit, nuk ka pasur asnjë armë në dorë, të zjarrit dhe të ftohtë, ndërsa, përveç çelësave, nuk ka pasur asnjë send tjetër, çka do të thotë se “pengut” nuk i kanosej jeta dhe nuk ka qenë në rrezikshmëri të madhe.
Vendimi i gjykatës
Ndërkohë, gazeta “Shqip” ka tentuar dy ditët e fundit të kontaktojë me gjyqtaren Shefkie Demiraj, e cila ka dhënë vetëm një gjobë me 60 mijë lekë për këtë person, por ka qenë e kotë, pasi gjyqtarja në fjalë nuk ka hapur telefonin. Shprehjes së famshme se “gjyqtarët flasin me vendim”, po e zbatojmë edhe ne, dhe më poshtë po botojmë arsyetimin e Demirajt në këtë vendim, e cila thotë se gjoba prej 60 mijë lekësh ndaj këtij personi e rehabiliton plotësisht.
Gjyqtarja, që u bë e famshme në procesin “Gërdeci”, kur ishte në Kolegjin Penal, shkruan në vendim se “në caktimin e masës së dënimit, gjykata merr në konsideratë faktin se dënimi ka karakter individual dhe në këtë kuptim, në dhënien e tij duhet të mbahet parasysh rrezikshmëria e veprës penale, e autorit të saj, shkallën e fajësisë, rrethanat lehtësuese dhe rënduese, me qëllim që ai të jetë në përshtatshmëri dhe në raport të drejtë, jo vetëm me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit të saj, por dhe që të jetë i tillë që të vlejë për rehabilitimin e tij”. Në rastin konkret, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, e cila cenon një marrëdhënie juridike të rëndësishme. Gjithashtu gjykata vlerëson personalitetin e të pandehurit si person i padënuar më parë për asnjë lloj vepre penale (në fakt, policia, prokuroria dhe gjykata nuk kanë kontrolluar asnjë të dhënë).
Në arsyetim thuhet se, për të rehabilituar këtë të pandehur, ai duhet të dënohet vetëm me gjobë. “Gjykata çmon se ky dënim është plotësisht i justifikueshëm, si dhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit Ardian Prenjasi, e cila e bën të domosdoshëm mosizolimin e tij nga shoqëria. Gjithashtu gjykata çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga ai, rehabilitimit të tij, si dhe parandalimit të përgjithshëm të këtyre veprave penale në shoqëri”, thuhet në vendim. Në fakt, fjalinë e fundit të këtij vendimi, i pandehuri duket se nuk e ka lexuar, pasi disa kohë më pas, ai ka kryer një nga krimet më horror të ndodhura në Shqipëri dhe më pas ka tentuar që të kryejë një tjetër vrasje apo varje të një të mituri. Dhe, gjithçka, duket se ka qenë e paralajmëruar, pasi drejtësia, në momentin që e kishte në “dorë”, nuk e izoloi.
Top Channel