Berisha: Dënimi me vdekje nuk rikthehet

20/03/2013 00:00

Pranimi i vrasjes monstruoze të një fëmije nga një pedofil ka përfshirë
edhe Kryeministrin Sali Berisha në debatin publik, nëse rikthimi i
dënimit me vdekje do të frenonte këtë fenomen, që mjekësia e njeh më
shumë si një çrregullim pisqik, sesa nje çorinetim seksual, si dhe
kriminaliteti në tërësi.

Kryeministri Berisha tha se e mirekupton revoltimin e opinionit publik në këtë rast, por dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet ne Shqiperi. E para, sepse Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Europes, qe ndalon denimin me vdekje; e dyta, sepse edhe disa shtete amerikane po e heqin, sepse statistikat atje faktojne se ulja e kriminalitetit është e papërfillshme në vendet ku është aplikuar dënimi me vdekje.

“Gjërat duhet t’i shohim pavarësisht se revolta shpirtërore është e ligjshme, por objektiviteti duhet të na udhëheqë. Shqipëria nuk mund të bëjë hapa që e nxjerrin atë jashtë Këshillit të Europës”, tha Berisha.

Ajo që ka bërë Shqipëria, pak kohë më parë sesa të zbulohej krimi i vrasjes së fëmijës nga pedofili është ashpërsimi i Kodit Penal për dhunën dhe krimet kundër të miturve, duke përfshirë parimin e mbrojtjes se interesit me te larte per femijet, qe do te thote se çdo krim ndaj tyre merr automatikisht denimin me te ashper.  Persa i perket krimeve seksuale ndaj te miturve paketa e re penale kerkon denime maksimale. Kur marredhenia kryhet me dhune dhe sjell pasoja tek femijet, denimi ndryshon nga 15 deri 25 vjet që është aktualisht në 28-40 vjet burgim. Ndërsa kur akti ka sjellë pasojë vdekjen e fëmijës së mitur, personi, nga jo më pak se 20 vjet, që është aktualisht, dënohet jo më pak se 38 vjet deri në burgim të përjetshëm.
 
“Vrasja e fëmijëve, pedofilia, duhet të marrë ndëshkimet më madhore. Por edhe ata që nuk qëndrojnë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha Berisha.

Kryeministri tha se këto raste kanë të bëjnë me njerëz të sistemit të drejtësisë dhe organeve të zbatimit të ligjit, përfshirë edhe policinë. Por në analizën e tij, kjo nuk do të thotë që forcat e rendit të vendosen, siç tha ai, padrejtësisht nën shënjestrën e akuzave të pamerituara.

“Një shtet i cili ka shkallën më të lartë të zbulimit dhe shkallën më të lartë të ndëshkimit në përputhje me ligjin, dëshmon se ligji funkionon. Dhe kur them këtë, nuk them se funksionon në mënyrë të persosur, nuk them se nuk ka përgjegjësira, nuk them se nuk ka punonjës të zbatimit të ligjit që meritojnë të vendosen para ligjit për moszbatimin e tij. Por në tërësi organet e Policisë së Shtetit kanë sot një nga shkallët më të larta të zbulimit, apo parandalimit të kriminelëve”, nënvizoi Berisha.

Gjermeni: Askush nuk është i sigurt

Opozita ka akuzuar Qeverinë se me gjithë përmirësimet ligjore që bën nuk e garanton dot jetën e qytetarëve të saj. Duke iu referuar rastit të fëmijës së vrarë nga pedofili, deputetja Eglantina Gjermeni tha se tashmë nuk kemi të sigurt as fëmijët në shtëpi.

“Krimi makabër që ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare dhe që ka prekur çdo familje, çdo nënë e çdo baba në këtë vend, tregon në fakt se sa e rënduar është situata e rendit në Shqipëri, sa i paaftë e i kalbur është i gjithë sistemi i drejtësisë dhe rendit që supozohet të garantojnë qytetarët shqiptarë.Ashpërsimi i dënimit mund të jetë i drejtë, por ai nuk e kthen në jetë vogëlushin e vrarë, as ia fshin dot nga kujtesa plagët grave e fëmijëve të dhunuar, as shpëton dot jetët e humbura në aksidente.Qytetarët do të ndihen të sigurt vetëm atëherë kur policia e organet e rendit të arrijnë të parandalojnë krimet dhe këtë gjë, duket qartë, se drejtuesit e sotëm të policisë e rendit as nuk dinë e as nuk munden ta bëjnë”, tha Gjermeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA