Aleanca Kuqezi ka denocuar përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve atë
që quan bllokimin e kërkesës së referendumit për Bashkimin Kombëtar
Shqipëri- Kosovë nga Kryeministri Sali Berisha.

“Shtetasi Berisha, ky patriot ‘part time’ po bën gjithçka duke shkelur edhe Kushtetutën për të bërë një referendum për aprovimin e tre ligjeve. Ai në mënyrë antikushtetuese po tenton të mos i bashkojë shqiptarët mes tyre, por më parë t’i bashkojë me serbët dhe grekët në Bruksel. Kerkesa jone nuk do te thote ndryshim kufijsh por bashkim permes nje autoriteti te larte qe do te jete ne krye te Shqiperise dhe Kosoves”, sqaroi Alban Daci, përfaqësues i kësaj force.

AK ka dorezuar prane Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dy muaj më parë nje kerkese per mbajtjen e referendumit per bashkimin kombetar me Kosoven, per te cilen institucioni me i larte zgjedhor nuk eshte pergjigjur ende.

Top Channel