Gruaja në vendimmarrje

19/03/2013 20:00

Ambasadorja e Francës në Tiranë, zonja Christine Moro thekson respektimin e kuotave të grave në përqafësim si respektim i të drejtave të tyre dhe reduktim i pabarazisë gjinore. Në një takim të zhvilluar në Departamentin e Gazetarisë, ajo solli shembullin e Francës.

“Natyrisht, detyra juaj e parë është të informoni, sepse njohja e problemeve është kusht thelbësor për çdo demokraci. Por një element mjaft i rëndësishëm për përfaqësimin e grave është sanksionimi me ligj dhe respektimi tij për përfaqësimin e grave dhe kjo, bazuar në arsimimin dhe formimin e tyre, pasi nëse bëhet thjesht për të respektuar kuotat, atëherë jep efekt të kundërt mbi të drejtat e grave. Ka shumë rëndësi të luftojmë pabarazinë, pasi ajo shkakton probleme si dhuna, trafikimi i grave, apo plagë të tjera në shoqëri”, deklaroi ambasadorja Moro.

Franca në vitin 2000 miratoi ligjin për plotësimin e kuotave 50 me 50. Sot kjo kuotë është plotësuar vetëm 40%, ndërkohë që në Shqipëri për gratë kjo kuotë sanksionohet në 30%, por deri më tani ajo është realizuar vetëm 17%.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, profesor Artan Fuga theksoi rëndësinë e rolit të gazetarëve në luftën kundër pabarazisë.

“Ambasadorja paraqiti tekstet që kanë shënuar këto kthesa politike, por nuk u mjaftua me atë, ajo i bëri thirrje edhe shoqërisë. E trajtojmë këtë çështje jo vetëm nga ana e përmbajtjes, por edhe nga ajo e gazetarëve”, deklaroi Fuga.

Departmenti i Gazetarisë dhe Komunkimit e ka shndërruar në praktikë tashmë bashkëbisedimin ndërmjet gazetarëve të rinj dhe personaliteteve si shqiptare dhe të huaj për çështje të shoqërisë dhe politikës.

Top Channel