Nishani thërret krerët e grupeve

18/03/2013 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar takime me krerët e
grupeve parlamentare në lidhje me zëvendësimet në Gjykatën e Lartë dhe
Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Patozi ka qene i pari qe ka hapur serine e takimeve ne Presidence ne oren 10.00 dhe ka dalë me pas pa dhënë komente përballe mediave. Megjithate zoti Patozi i kontaktuar permes telefonit ka theksuar se PD nuk ka kritere te veçanta, por rendesi ka integriteti moral dhe profesional i kandidateve te mundshem. Sipas kreut te grupit te PD-se kjo eshte nje praktike pozitive qe i sherben komunikimit me te mire dhe konsolidimit te marredhenieve nderinstitucionale. Me konsultimin e grupeve parlamentare, sipas zotit Patozi, respektohet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, i cili imponon nderveprim mes Presidentit dhe Parlamentit ne procesin e emerimit te personave anetare te disa organeve kushtetuese.

Gramoz Ruçi, kreu i grupit te parlamentareve socialiste ka vijuar serine e takimeve 60 minuta me pas, duke e vene theksin tek domosdoshmeria per te garantuar institucione te pavarura ai e ka cilesuar procesin e nisur nga presidenti si antikushtetues. Sipas zotit Ruçi, presidenti paraardhes Topi ka cuar qe me pare nje dekret ne Kuvend per plotesimin e nje vendi vakant ne Gjykaten Kushtetuese, te cilin sot e kesaj dite, siç theksoi kreu i grupit parlamentar socialist ky institucion nuk e ka shqyrtuar ende. Per socialistet nuk ka poste te tjera vakante ne Gjykaten Kushtetuese, pasi mandati i dy anëtareve te tjere ende nuk ka perfunduar sipas zotit Ruçi.

“Presidenti kërkonte mendimin lidhur me dy vakanca të tjera, mandatet e dy anëtarëve të dy anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, që për ne nuk ka vakanca sot, për arsyen se Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti shqiptar, pavarësisht se si opozitë në atë kohë kemi qenë dakort, ka konsideruar që këto dy mandate përfundojnë në datën 21 maj të 2013 për të realizuar rrotacionin në Gjykatën Kushtetuese. Për ne është antikushtetuese dhe antiligjore, nëqoftëse Presidenti ndërmerr një hap për të dekretuar zëvendësimin e këtyre dy mandateve pa mbaruar afati kohor dhe pa patur vakancë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Ruçi.

Presidenti Nishani ka vijuar takimet edhe me Lefter Koken nga LSI, Fatmir Mediun e PR-se, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Shpetim Idrizin e PDIU.

Top Channel