Muxhahedinët refuzojnë Shqipërinë

18/03/2013 00:00

Pasi Qeveria shqiptare u ofroi azil 210 muxhahedinëve të grupit opozitar
iranian, që aktualisht ndodhen në ish-bazën ushtarake amerikane, në
afërsi të Bagdadit, zëdhënësi i tyre tha se Muxhahedin E- Kalk me shumë
gjasa nuk do ta pranojë ofertën.

Shahin Gobadi i Keshillit Kombetar per Qendresen e Iranit tha se “nuk mund te pranohet azili per nje nje pjese te ketij grupi”.Me 16 Mars, u be oferta per kete grup iranian, pas takimit qe Kryeministri shqiptar, Sali Berisha pati me zëvendësndihmes sekretaren amerikane te Shtetit per Ceshtjet e Lindjes se Afert, Barbara Lif (Leaf) dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler.

Organizata Mojahedin-e-Khalq konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmedinnexhadit në Iran. Që prej vitit 1979 organizata është konsideruar nga Teherani si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë krah të Saddam Huseinit në vitet ’80,  ne luftën mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshine në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Per shumë vite me radhë, u konsiderua keshtu edhe nga Bashkimi europian. Muxhahedin E Kalk kreu vrasje dhe sulme me bomba derisa vendosi te dorezoje armet me 2001.Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel