Beyonce: Si humba 25 kg për 3 muaj

18/03/2013 20:40

Beyonce u rikthye në formë në një kohë rekord, pasi lindi vajzën e saj të parë, Blue Ivy.

Këngëtarja humbi 25 kilogramë në tre muaj, nëpërmjet një diete të fortë, të kombinuar me stërvitje të përditshme, por nëse do të kthehej pas, 31-vjeçarja nuk do ta bënte sërish.

“Kisha vetëm tre muaj kohë për t’u rikthyer në formën e duhur, shumë pak dhe dieta e stërvitja ime ishin radikale”, deklaroi Beyonce, në një artikull të një reviste amerikane, publikuar të hënën.

“Nëse do të kthehesha pas, do të refuzoja të ndiqja të njëjtën rrugë. Në fund arrita qëllimin tim, humba 25 kilogram, por rruga ishte kaq e dhimbshme dhe e vështirë, sa që nuk do t’ia rekomandoja askujt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA