Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, u prezantua zyrtarisht si “prurja” e fundit e “skuadrës së Rilindjes”, në një konferencë për shtyp nga Selia Rozë.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi Canin si një “specialist të shkëlqyer”, i cili do të jetë në gjendje të japë kontribute të jashtëzakonshme, veçanërisht në rrethin në të cilin do të konkurrojë për deputet, në Dibër.

”Falenderoj qytetarët dibranë për mbështetjen që më dhanë gjatë vizitës sime. Fatkeqësisht, në Dibër, Lezhë, Shkodër, Malësi, mund të shikohet një varfëri e tejskajshme. Pikërisht, në zonat ku Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një avantazh, pasi këta banorë nuk shihen nga qeveria si njerëz, por si zgjedhës”, akuzoi kryesocialisti.

”Shkëlqim Cani, këtu përkrah meje, do të jetë në krye të rilindjes së Dibrës, pas fitores së 23 qershorit”, komentoi Rama.

Në fjalën e tij, Cani shprehu “mirënjohje për sfidën e rëndë që i është ngarkuar”.

”Nëpërmjet mirëqeverisjes dhe politikave të duhura, jemi të sigurt që banorët punëdashës të Dibrës do të rikthehen të bëjnë një jetë për të qënë, një jetë të paktën normale. Kjo krahinë ofron shumë tre sfida të mëdha dhe probleme për të zgjidhur, por ne jemi të sigurt që do t’ia ndalim mbanë”.

”Rruga e Arbrit, tashmë është një sfidë për qeverinë e ardhshme socialiste”, deklaroi Cani. “Përmirësimi i bujqësia, rritja e tufave të blegtoria, mbjellja e drutë ftutorë, baxhot, ujitja, të gjitha këto janë gjithashtu një sfidë për Rrethin e Dribës. Po kaq e rëndësishme, për të mos thënë edhe më e rëndësishme, është çështja e minierave të kromit, ku ne mendojmë se mund të zgjerohet punësimi, duke ofruar njëkohësisht një jetë të denjë, jo si në mesjetë e këtyre punonjësve”, tha Cani.

Top Channel