Rruga që është shndërruar në ferr
16/03/2013 00:00
Edhe pse ka nisur në vitin 2008, rruga Tepelenë – Memaliaj ka mbetur pa përfunduar dhe tashmë në gjendje edhe më të keqe nga sa ishte në kohen kur nuk kishin nisur punimet.
Për drejtuesit e makinave një segment 6.5 kilometra i gjatë është shndërruar në ferr. Reshjet e fundit në këtë rrugë kombëtare kanë ndikuar në thellimin e gropave.
Ky segment është pjesë e lotit të dytë të autostradës Levan-Tepelenë është plotësisht i degraduar. Rruga e cila nuk është as në fazën e trashesë.
Drejtuesit e mjeteve thonë që ky është aksi më i vështirë për t’u përshkuar në jug të vendit dhe i merr mesatarisht një mjeti rreth 45 minuta kohë.
Top Channel