PD: PS, frikë nga 16-vjeçarët

16/03/2013 00:00

Në një deklaratë për mediat nga ana e Partisë Demokratike refuzimi i socialistëve për votuesit 16-vjeçarë është një frikë e pajustifikuar. Sipas zëdhënës së Partisë Demokratike propozimi i kryeministrit nuk është nisur nga numri i madh i fansave të tij nga kjo moshë në Facebook.

“Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, është i bindur se frika e disave nga vota e 16-vjecarëve është kryekëput e pajistifikuar. Pretendimet teknike për listat e zgjedhësve për ata që bëjnë papagallin, janë thjesht padije ose keqdashje ndaj votës së 16-vjeçarëve. Përfshirja e emrave të tyre në listat zgjedhore mund të bëhet brenda 1 ore sepse ne kemi sistemin dixhital më të avancuar të gjendjes civile dhe listave të zgjedhësve. Pretendimi tjetër se nuk mund të bëhet me shpejtësi ndryshimi i Kushtetutës nuk është bindës, as nga praktika shqiptare as nga ajo ndërkombëtare. Frika e votës së 16-vjecarëve nga ideja se Berisha e bëri këtë propozim nisur nga numri i fansave të tij në Facebook është qesharake. Kryeministri Berisha fton 16-vjecaret të mos dëshpërohen i disa individëve keqdashës, apo fatkeq në rininë e tyre të shterur, apo aq më pak nga ata që kanë frikë nga vota e bukur, vota plot energji, jetë dhe entuziazëm e juaja dhe e bashkëmoshatarëve tuaj, sepse beteja jonë për votën e 16-vjecarëve është shumë e drejtë. Ne do të vazhdojmë atë deri në realizimin e saj”, deklaroi zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.

Top Channel