Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar kandidatin për deputet në Qarkun e Dibrës, Agim Hysa. Meta tha se ajo që i mungon sot politikës shqiptare është  fryma e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe drejtuesve.

Ne jemi të keqardhur, tha Meta, për stanjacionin që po përjeton procesi integrimit europian të vendit  vetëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit politik dhe miratimit të tre ligjeve që kërkohen me kohë nga Bashkimi Europian.

Meta u shpreh se LSI është krenare për barazinë gjinore që ka vendosur brenda strukturave të saj. Këtë vit, tha ai, LSI u konfirmua si forcë e stabilitetit, e bashkëpunimit dhe integritetit.

Top Channel