Raporti i zhvillimit njerëzor në vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore për vitin 2012 i hartuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka vlerësuar Shqipërinë si vend me tregues të lartë njerëzor duke e renditur atë në vendin e 70 mes 178 vendeve të marra na analizë.
Por krahasuar me rajonin Shqipëria renditet e fundit dhe para saj OKB vlerëson si vende më të zhvilluara në këtë drejtim, Serbinë, Malin e Zi, Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.
Treguesi i zhvillimit njerëzor është një mesatare e 3 përbërësve kryesorë që kanë të bëjnë dhe që masin një jetë të gjatë e të shëndetëshme, jetëgjatësia, përbërësi i dytë ka të bëjë me aksesin në arsim dhe njohuri, vitet mesatare të arsimit dhe përbërësi i tretë është standardi i jetesës që matet me indeksin e zhvillimit të të ardhurave.
Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e para në rajon për jetëgjatësinë mesatare që shkon në 77 vjet, por jo në treguesin e arsimimit dhe të të ardhurave për frymë.
Top Channel