Në kohën kur propozimet për ashpërsimin e disa veprave penale të
rrezikshme në Kodin Penal pritet të bëhet pjesë e diskutimeve në
Komisionin e Ligjeve, Avokati i Popullit deklaron se ngritja e këtyre
dënimeve ështe më e lartë se maksimunimi i dënimeve në vendet evropiane.

Në një rekomandim të firmosur nga Avokati i Popullit, Igli Totozani derguar ministrit te Drejtesise Eduart Halimi thuhet se per te ndikuar ne uljen e kriminalitetit autoritetet duhet te zbatojne me korrektese masat e denimit te shpallura nga gjykatat

“Mendojmë se ngritja e maksimumit të dënimit për shumicën e veprave penale është më e lartë se maksimumi i dënimit të parashikuar nga vendet europiane për të njëjtën vepër penale. Në çdo rast ngritja e maksimumit të dënimit nuk garanton uljen e kriminalitetit dhe nuk shërben si deterrent. Mendojmë se rezultatin e dëshiruar, uljen e kriminalitetit do ta garantonte më shumë aplikimi korrekt i masave të dënimit që aktualisht parashikojnë dispozitat e Kodit Penal, duke parashikuar gjithshtu heqjen e te drejtes se lirimit me kusht per veprat më të rënda penale siç jane ato qe lidhen me vrasjen per shkak te cilesive te veçanta e te tjera”, thuhet në rekomandim.

Në rekomandim, Avokat i Popullit shprehet kunder propozimit per ndryshimin e paragrafit tre te nenit 64 per lirimin me kusht, por nese ndryshohet thuhet ne rekomandim heqja e lirimit me kusht duhet te behet per vepra qe marrin denime te renda. Avokati i Popullit propozon nderkaq ashpersim te Kodit Penal per nxitjet e urrejtjes nepermjet kombesive, racave dhe feve, i parashikuar ne nenin 265 te Kodit Penal, por qe ne projekt draf nuk eshte diskutuar fare.

Sipas Avokatit te Popullit per ata persona qe nxisin urrejtjen dhe grindjen raciale, fetare dhe nacionaliste ose qe perhapin shkrime dhe materiale me permbajtje te tille duhet t’u hiqet denimi me gjobe dhe te jepet nje mase denimi qe nis nga dy vjet deri ne dhjetë vjet. Ne vijim te ketij propozimi Avokati kerkon edhe ndryshimin e nenit 119 a dhe b , ku perveç denimit te atyre qe shperndajne ne sistemin kompjuterik materiale fyese raciste apo ksenofobike te shtohet denimi edhe per ata persona qe bejne te njejten gje kunder orientimit seksual ose qe jane homofobike. Avokati i Popullit rekomandon te ndryshoje edhe parashikimi nje ligj per veprat e turpshme, qe do te thote nese ligji shpreh denimin e abuzuesve me  te mitur qe s’kane mbushur 14 vjec, pragu i kesaj moshe te rritet dhe te denohet cdo shtetas qe kryen veprime te turpshme me persona qe skane mbushur 18 vjec.

Top Channel