Strategjia e arsimit te larte per vitin 2014-2020, e cila nuk është bërë
publike nga Ministria e Arsimit, fokusohet në financimin e
universiteteve private dhe publike, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ne draft- strategji theksohet se financimi i universiteteve private dhe publike do te kryhet mbi bazen performances se universiteteve private dhe publike, si dhe duke perllogaritur numrin e studenteve.

Kushti i vetem eshte qe universitetet private, ne fund te vitit te rezultojne me zero fitim. Por cdo te thote universiteteve private jofitimprurerese, nese keto universitete me te ardhurat qe marrin nga studentet mund investojne ne infrastrukture, trajnime, rritje pagash, blerje automjetesh etj dhe ne fund te vitit, te ardhurat rezultojne zero.

A ka edhe nje trajtim i barabarte kundrejt publikut, si cili aktualisht me te ardhurat qe merr  nga fondet publike mund te paguaje vetem pedagoget dhe nuk kane asnje mundesi per investime ne infrastrutkture apo per rritje te pagave te stafit pedagogjik.

Prej disa vitesh, Universiteti i Tiranes kerkon te ndertoje nje kampus universitar dhe kerkon te rrise numrin e pedagogeve.Por çeshtja ka mbetur pezull, per shkak te mungeses se parave. Ne keto kushte, edhe pse ne strategji thuhet se do te kemi financim te universiteteve publike dhe private te akredituara mbi baze studentin, vete Ministria e Arsimit krijon nje pabarazi te madhe, duke renduar mbi publikun, i cili prej vitesh po vuan mungesen e infrastuktures. Edhe pse ne kete projekt strategji saktesohet se financimi publik bllok, eshte bazuar ne performancen e universiteteve dhe e perllogaritur ne baze te numrit te peshuar te studenteve.

Nje pike tjeter mjaft e diskutueshme eshte sasia e financimit te universiteteve publike gjate fazes se pare, e cila do te zgjase sipas Ministrise se Arsimit 3 deri ne 5 vjet. Ne draftstrategji thuhet se ne fazen e pare te financimit asnje asnje universitet nuk do te lejohet te kete financim me te ulet se ai aktual dhe me te larte se 20% e financimit aktual, nderkohe qe universitete publike me nivelin aktual te financimit arrijne vetem te paguajne stafin pedagogjik. Kuotat e pranimeve dhe niveli i financimit do te percaktohen nga kostoja totale qe kane te 12 fushat e studimit, por eshte saktesuar se kostoja e shkollimit do te jete sa niveli tavan i tarifave ne sektorin publik. Ky draf kerkon te aplikohet edhe ne nje kohe kur financimet ne buxhetin e shtetit per arsimin kane qene me te ulete se tete vite me pare.

Top Channel