Dita e Verës në Tiranë

14/03/2013 00:00

Kryefjala e Ditës së Verës këtë vit duket se ka qenë shiu i dendur, i
cili ka penguar zhvillimin normal të aktiviteteve të ndryshme në
kryeqytet.

Numri i qytetareve qe kane dale per t’u argetuar dhe festuar ate qe quhet dita e pare e pranveres, duket se ka qene shume me i paket ne krahasim me vitet e shkuara kur koha ka qene me diell. Moti i keq ka ndikuar edhe tek shitesit ambulante qe kane ardhur per te ofruar ballokumet e famshme, por edhe produkte te tjera tradicionale ne kete dite e cila zakonisht mbledh ne rruget e Tiranes me mijera qytetare.

Megjithate ka patur edhe qytetare te cilet kane sfiduar kohen duke dale me te afermit e tyre per te ndjekur nga afer aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranes.  Njerez te te gjitha moshave kane shetitur ne pedonalen ‘Murat Toptani’ ku jane zhvilluar koncerte nga Akademia e muzikes ‘Hollywood’, Ansambli “Tirana” dhe  Banda Frymore.

Disa te tjere, me te paket ne numer jane mbledhur per te  degjuar performancen muzikore te Korit te liceut artistik “Jordan Misja”, te cilet kane interpretuar nje sere kengesh e hitesh te njohura.

Megjithe shiun dhe problemet e tjera klimaterike, edhe pse jo si ne vitet e shkuara, atmosfera festive eshte ndjere disi ne kryqytet. Kjo reflektohet me se shumti ne deshiren e njerezve per te kaluar nje dite ndryshe, nje dite ku hallet dhe shqetesimet e tyre ia lene vendin gazit dhe harese.

Top Channel