Crawford dhe martesa me Gere

14/03/2013 14:10

Dashuria e tyre nuk zgjati një jetë, por Cindy Crawford do ta mbajë gjithmonë gjallë mësimin që nxori nga martesa e saj me Richard Gere.

Modelja foli hapur për lidhjen e saj të shkurtër pak ditë më parë, duke cilësuar si diferencën 17-vjeçare të moshës si shkakun kryesor të dështimit të marrëdhënies.

Dy yjet e showbizit u takuan gjatë një barbekyje në shtëpinë e fotografit Herb Ritts.

“Unë atëherë isha 21 vjeç. Atje kishte shumë njerëz të njohur si Jack Nicholson. Ishte fantastike. Atje takova Richard Gere dhe filluam të frekuentoheshim. Kur u lidha me atë u bëra edhe më e njohur”, ka treguar Crawford.

Modelja, dikur ndër më të njohurat e më të paguarat dhe aktori, i konsideruar si një ndër meshkujt më seksi, u martuan katër vjet më vonë, kur Craëford ishte 25 dhe Gere 42 vjeç, për t’u divorcuar në vitin 1995.

Gjatë kohës që ishin së bashku, Gere, i cili interpretoi në filma si “Pretty Woman”, “An Officer and a Gentleman” dhe “American Gigolo”, i mësoi Crawford se si të menaxhonte famën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA