Nicolas Cage: Nuk pranova të dubloja zërin e Shrekut
13/03/2013 11:50
Nicolas Cage zbuloi se ka refuzuar të dublojë zërin e Shrekut në filmin e famshëm të animuar pasi iu duk një rol pa vlerë.
Aktori 49-vjeçar u shpreh se ka momente që pendohet për zgjedhjen që ka bërë.
“Kur më thanë për Shrekun, nuk u binda. Nuk doja të dukesha si një përbindësh, por tani mendoj se duhet ta kisha pranuar atë rol.”
Shrek u shfaq për herë të parë në vitin 2001 dhe grumbulloi plot 350 milionë dollarë në “box office”.
Top Channel