Gjykata e Apelit nis shortin

13/03/2013 19:05

Gjykata e Apelit hapi dyert për publikun për të ndjekur hedhjen e shortit elektronik mbi dosjet gjyqësore që pritet të shqyrtohen, një praktikë e re kjo që do të ndiqet çdo muaj.

Hedhja e shortit elektronik, në bazë të të cilit përzgjidhen trupat gjyqësore që i gjykojnë bëhet për të shmangur ndërhyrjet e caktuara për përzgjedhjen e paracaktuar të gjyqtarëve.

Me short elektronik u caktuan trupat gjyqësore për mbi 100 dosje, në prani të përfaqësuesve të USAID, inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, prokurorëve dhe vetë gjyqtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA