“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Lartë për çështjen Gërdeci me
gati 180 faqe rekurs ku kundërshtohet vendimi i Gjykates së Apelit
shpallur gati një muaj me pare.
Organi i akuzes vazhdon t’i qendroje konkluzioneve te saj per akuzen e vrasjes ndaj kater te pandehurve si dhe per t’i konsideruar fajtore edhe ata qe u shpallen te pafajshem nga Gjykata e Shkallës së Parë, por edhe Gjykata e Apelit.
Çështja nuk eshte hedhur ende ne short ne Gjykaten e Larte, si dhe nuk dihet ende se cili do te jete Kolegji Penal qe do te marre ne shqyrtim nje nga ceshtjet me te debatueshme gjyqesore qe prej 15 marsit 2008. Ne shkurt Gjykata e Apelit dha vendimin e formes se prere per 29 te akuzuarit e tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 persona dhe u demtuam mbi 300 te tjere.
Gjykata vendosi pese pafajesi nga nente qe kishte shpallur Gjykata e Shkalles se Pare, ndersa uli denimet me nje te treten per Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollit dhe shoqerise Albademil.
Mes denimeve te formes se prere ishte edhe denimi me pese vjet burg per te kerkuarin e drejtesise tashme, Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit te Pergjithshem per shperdorim detyre, ndersa u vendos qe edhe ish-ushtarake te tjere te kthehen ne burg. Megjithate pas vendimit te menjehershme ishin vetdorezimet e Delijorgji, Pinarit, Sokol Ngjecit dhe Dritan Minxollit, ndersa gati shtate te denuar te tjere konsiderohen ne kerkim nga policia shqiptare.
Ne vendimin e saj Gjykata e Apelit argumentoi se akuza e Prokurorise per vrasje ne rrethana cilesuese eshte e gabuar dhe se humbja tragjike e 26 jeteve ne Gerdec ka ardhur nga shkelja e rregullave te percaktuara me ligj per mbrojtjen e rendit, sigurise, jetes e shendetit.
Top Channel