Korrupsioni në gjyqesor, Çefa: Thjesht perceptim

12/03/2013 00:00

Në kulmin e akuzave për një gjyqësor të korruptuar, nënkryetari i KLD-së
e mori në mbrojtje atë, gjatë analizës vjetore të Gjykatës së
Gjirokastrës.

Numri dy i KLD-së Elvis Cefa u shpreh perpara trupes gjyqesore se, korrupsioni mbetet vetem nje perceptim i publikut qe sipas tij nuk eshte real dhe vjen ngaqe Gjykata nuk e reklamon sa duhet qendrimin e saj.

“Perseri gjykata mbetet institucioni më problematik për sa i përket korrupsionit. Sigurisht ne bindjen time  personale  dhe jo vetem, realiteti ne  fakt nuk eshte keshtu.  Jam i bindur qe perceptimi eshte krejtesisht ndryshe  nga ajo  çka ndodh  ne fakt. Ky perceptim ne publik  shpesh here vjen nga niveli  ose pamundesia  objektive e atyre njerezve per te kuptuar çfare do te thote te japesh drejtesi. Jam i bindur qe ky perceptim vjen nga qe trupa gjyqesore ne pergjithesi nuk eshte ne gjendje te reklamoje apo te shprehe ashtu siç duhet qendrimin e saj, ne ate çka ajo  eshte ne te vertete perballe publikut”, tha Cefa.
 
Gjate raportit vjetor kreu i gjykates se Shkalles se Pare ne Gjirokaster Desart Avdulaj ka evidentuar nje nivel ne rritje te kriminalitetit gjate vitit 2012. Sipas ketij raporti, qarku Gjirokaster ka patur nje numer te larte gjykimesh te çeshtjeve penale te vjedhjes, si dhe trafikimit te lendeve narkotike. Problematike sipas tij vitin e shkuar i jane adresuar vonesave te sherbimit postar dhe policise gjyqsore.

Top Channel