Tiranë, rruga 37 vjet pa u riparuar

11/03/2013 00:00

Banorët e rrugës “Ibrahim Brahja” në kryeqytet kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës për të rindërtuar rrugën që ndodhet në gjendje të mjerueshme dhe thuajse e pakalueshme sidomos në mot me shi.

Banorët tregojnë për uneflas.al se kanë 23 vjet që bëjnë kërkesa në Bashkinë e Tiranës për riparimin e rrugës, pasi sipas tyre kjo rrugë ndodhet në gjendje skandaloze në mes të Tiranes dhe sa herë që bie shi lagjja ndahet në dy pjesë, pasi në mes të rrugës formohet një liqen.

Edhe pas gjithë këtyre ankesave dhe kërkesave në këtë rrugë nuk ka vënë dorë askush. Sipas banorëve, rruga ku ata jetojnë është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 1976, pra 37 vjet më parë.

Top Channel