
Për të qendruar e bukur dhe e rinuar duhet të sakrifikosh dhe të durosh dhimbjet e ndërhyrjeve të mjekëve, ashtu sic tregoi Kim Kardashian në serinë e radhës të reality show-t të saj.
32-vjeçarja shtatzënë me fëmijën e saj të parë, frut i marrëdhënies me rreperin Kenye West, iu nënshtrua një procedure të dhimbshme dhe gjakosëse, gjithcka për të mbajtur sa më në formë pamjen e saj.
Procedura “për të ndalur plakjen” përfshinte marrjen e gjakut nga krahu dhe injektimin e tij me anë të shiringave nën lëkurën e fytyrës.
“Më pëlqen të provoj gjithcka për t’u dukur sa më e freskët dhe e re”, deklaroi vajza amerikane e spektakleve para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes estetike. Megjithatë në fund të saj, 32-vjeçarja nuk u duk fort e gatshme për t’iu nënshtruar sërish një procedure të tillë.
“O Zot! Nuk do të kryej asnjë operacion estetik në fytyrë nëse kanë të gjithë këtë dhimbje”, ishte reagimi i parë i saj pas përfundimit ndërhyrjes estetike “horror”.
Top Channel