Kapshticë, sekuestrohet kanabis, një në pranga

11/03/2013 00:00

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur në pikën e kalimit
kufitar të Kapshticës mëngjesin e kësaj të hëne ndërsa ishte fshehur në
një kamion, i cili do të udhëtonte në drejtim të shtetit grek.

Sipas të dhënave lënda e llojit kanabis sativa ishte e mbështjellë në dy pako dhe do të transportohej në qytetin e Selanikut, ndërsa kishte një peshë prej 25 kilogramë.

Sipas policise ajo eshte zbuluar ne kamionin me targa GJ 5879 A.Mesohet se kane qene strukturat e policise ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit ne Korce te cilat gjate nje kontrolli rutine kane zbuluar edhe sasine  e droges.

Me pas policia kufitare ka vene ne pranga drejtuesin e kamionit, 58-vjeçarin A.Mullaj dhe po heton nese ka pasur te implikuar edhe persona te tjera te perfshire ne trafikune droges. Sipas te dhenave mesohet se droga vinte nga Lazarati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA