50 familje në një lagje në qytetin e Elbasanit prej një jave vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Lidhjet elektrike te lagjes se tyre jane vjedhur per skrap dhe kompania CEZ ende nuk ka zevendesuar linjen.

Sipas banoreve, ne zyrat e CEZ u kane kerkuar qe t’i blejne vete kabllot e vjedhur. Ata shprehen se edhe pse jane pagues te rregullt te energjise elektrike askush nuk po nderhyn per zgjidhjen e kesaj situate.

Edhe pse kane nevoje per nje nga sherbimet baze per nje jetese normale keta banore nuk dime me ku te drejtohen per zgjidhjen e problemit te tyre. Femijet mesojne me qiri dhe ndjehen ne veshtiresi pasi sipas tyre e kane shume te veshtire te shkruajne. Keto familje kerkojne nderhyrje urgjente dhe rikthimin e energjise elektrike

Top Channel