Sarandë, tritol makinës së ish-shefit të urbanistikës

09/03/2013 00:00

Automjeti  i ish-shefit të urbanistikës në Sarandë, Haxhi Musai është hedhur në erë, pasi një sasi tritoli ishte vendosur në të.

Sipas burimeve nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së djeshme, kur automjeti i Musait i parkuar në rrugën pranë shtëpisë së tij ka shpërthyer në flakë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Policia e Sarandës është duke hetuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që Musai shprehet se nuk ka asnjë konflikt personal, por se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA