Kriza ekonomike ka rritur jo vetëm varfërinë në një pjesë të madhe të vendit, por ka ulur ndjeshëm cilësinë e të ushqyerit.

Studimi më i fundit i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, i cili u shtri në 6 qytete, në Tiranën urbane, në Kukës, Has, Tropojë, Shkodër, Pukë dhe Malesi e Madhe ka treguar se nga viti 2008 e deri me tani çmimet e ushqimeve kane pesuar rritje.

Pjesa me e madhe e te ardhurave familjare pra rreth 70 -75 % shkojne per blerjen e artikujve ushqimore, nje pjese mire e te cilave jane zevendesuar. Te intervistuarit pohojne se ne menyne e tyre javore, mishi i viçit eshte zevendesuar me ate te pules, frutat, perimet dhe embelsirat jane hequr nga lista e ushqimeve qe ata mund te perballojne me te ardhurat e tyre.

Te vetmet artikuj qe ta vijojne te blejne pavaresisht çmimit jane vaji per gatim, sheqeri, buka, qumeshti, patataja dhe fasulja.Nje pjese e madhe e shqiptareve qe jetojne ne zonat rurale te kryeqytetit, si dhe ne veri te vendit, ushqehen me sasira me te vogla, ushqimesh dhe nuk kane mundesi te blejne produktet e rendesishme per femijet e tyre dhe per vete.

Nje problem mjaft i madh mbetet edhe energjia elektrike, e cila eshte shume e shtrenjte per t’u perballuar nga te ardhurat familjare qe ata kane. Pjesa me e madhe ngrohen me dru dhe gatuajne me gaz.

Por ndersa gjendja rendohet, nje pjese e popullates qe jeton ne zonat rurale jane te punesuar ne bujqesi, sektor i cili po perballet me veshtiresi te medha pasi nje pjese e madhe e tokes mbetet e papunueshme per shkak te kostos se larte te aktiviteteve bujqesore. Arsyet kryesore mbeten investimet e uleta ne Prodhimin e Brendshem Bujqesor, çmimi i larte i inputeve bujqesore dhe karburantit, si dhe degradimi i tokes dhe pronesia e ulet e tokes tek popullata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA