Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish të përndjekur politik Perikli Shqevi,
i cili është nën akuzë për plagosjen me anë të zjarrvënies të shokut të
tij Gjergj Ndreca gjatë grevës së zhvilluar vitin e kaluar nga ish të
përndjekurit politikë.

Por sipas avokatit te Perikli Shqevit pamjet filmike te marra nga televizionet qe e transmetuan kete ngjarje ku shfaqet Ndreca ne flake, jane marre nga Prokuroria siç e parashikon ligji e per kete keto pamje jane te pavlefshme nga pikepamja juridike.

Per prokurorine pamjet filmike jane teper te rendesishme si prove, ne nje kohe qe gjate leximit te kerkeses per gjykim prokurori Blerim Tominaj nenvizoi se Perikli Shqevi ja ka vene me dashje flaken bashkegrevisitit tjeter Gjergj Ndreca, nje fakt ky qe kundershtohet jo vetem nga i pandehuri por edhe vete i demtuari.

Procesi do t’i nenshtrohet gjykimit te zakonshem. Pak muaj me pare ish te perndjekurit politike zhvilluan nje greve disa javore e cila u mbyll me vdekjen e grevistit Lirak Bejko qe u vetëdogj, si dhe demtimin e Gjergj Ndreces po nga zjarri, per kete te fundit nen akuze eshte Shqevi.

Top Channel