13-vjeçari ‘shofer’, përplas dy vajza

07/03/2013 00:00

Dy vajza, një 12 vjeç dhe një 2 vjeç jane në gjendje kritike për jetën
pasi janë goditur nga një automjet paraditen e sotme në fshatin Çiflik
te Beratit.

Automjeti qe shkaktoi aksidentin drejtohej nga nje 13-vjeçar. Ai kishte marre automjetin e gjyshit te tij dhe kishte dale ne rruget e fshatit. Automjeti ishte lene ne rruge nga gjyshi i tij dhe pasi e ka ndezur ka tentuar te ece neper rruge por pas disa metrash ka goditur 12-vjecaren, e cila mbante ne krahe kusheriren e saj te mitur vetem 2 vjec.

Te dyja vajzat aktualisht ndodhen ne gjendje kritike per jeten ne spitalin e qytetit te Beratit, ne gjendje me te rende eshte 2 vjecarja K. Mata. Policia ka shoqeruar ne komisariat pronarin e mjetit Kadri Kajo si dhe nipin e tij qe shkaktoi aksidentin.

Top Channel