Lezhë, pranga 5 femrave për prostitucion

06/03/2013 00:00

Policia e Lezhës ka arrestuar 5 femra, të cilat kishin krijuar një
ambient për të kryer prostitucion. E para është arrestuar tutorja, një
34-vjeçare, e cila kishte marre me qira një lokal afër rruges Fushë
Krujë-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Zejmenit.

Pjesa e pasme e lokalit ishte pershtatur per te ushtruar aktivitetin e jashteligjshem. Kater vajza ishin punesuar si kamariere ne lokale dhe ne shkembim te pageses kryenin marredhenie seksuale me kliente qe gjente tutorja.

Te arrestuarat janë dërguar në qelitë e Komisariatit të Lezhës, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i janë përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel