Venezuelë, Chavez vuan nga një infeksion i ri

05/03/2013 03:40

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, po vuan nga një tjetër infeksion i rëndë në rrugët e frymëmarrjes, pas operacionit të fundit kundër kancerit, ka bërë të ditur qeveria.

Ministri i Informacionit, Ernesto Villegas, bëri të ditur se kushtet fizike të Chavez vazhdojnë të jenë tepër delikate.

Chavez, 58 vjeç, u rikthye në Venezuelë muajin e kaluar, pas trajtimeve kundër kancerit në Kubë, por nuk është shfaqur ende në publik, që prej atëherë.

Ndërkohë, është rritur ankthi mes popullit venezuelian, i cili kërkon më shumë detaje mbi shëndetin e presidentit të tyre.

Chavez, i cili mban rolin e presidentit që prej 14 vitesh, besohet të ketë kancer në zonën e legenit, por sëmundja e saktë nuk është bërë kurrë publike.

Ai bëri të ditur në qershor të 2011-s se ishte me kancer dhe i është nënshtruar 4 operacioneve, që prej atëherë, ndërkohë që ka kryer edhe disa seanca kimioterapie dhe rrezatimi.

Presidenti u rizgjodh për një tjetër mandat 6-vjeçar në tetor të 2012-s, por Gjykata Supreme njoftoi se betimi i tij, që duhej të ishte mbajtur më 10 janar, mund të shtyhej për shkak të sëmundjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA