Në vendin ku koha ka ngrirë

04/03/2013 00:00

E veshtire t’i vësh një emër një realiteti ku pamundësia mplekset me harresën, ku premtimet i merr një pas nje era, e ku asgjë nuk zë e nuk gjen vendin e saj.

Eshte afer dhe larg fshati Turan i Tepelenes, afer sa per te patur shpresë dhe larg sepse kjo shpresë duket e perhumbur si vete fati i banoreve të fshatit të cilët janë të lënë mënjane që prej nuk dihet se kur.

Fshati shtrihet vetem disa kthesa nga qyteti i Tepelenes te mjaftueshme per te te kredhur ne nje bote te fshehur ku koha duket se ka mbetur ne vend numero.

Shtepite e ngurta pasojne njera-tjetren mes rrotullimesh qe nuk te ofrojne qofte edhe nje te tille te re. Gjithçka e njejte, e perseritshme, e njejta tablo kudo.

Banoret mikeprites kryqezohen teksa tregojne jeten e tyre te veshtire si nje tatepjete pa fund qe po u merr frymen çdo dite e nga pak.

« Pse janë bërë tokat djerre? Jane bere se nuk punohen. Po pse nuk punohen? Se nuk ka mundesi qe une ta punoj per arsye sepse jane çmimet te larta, jane shumte te larta. Traktoristi vjen, ai thote une jam privat e ka mjetin e tija, do vije të ma punoje ai dhe une se punoj dot se si pergjigjem dot qe te paguaj kaq leke per kete », thotë një fermer i Turanit.

Te ardhurat mesatare ne fshat jane minimale, ndoshta kjo edhe per shkak te pamundesise per te zhvilluar me tej bujqesine.

Nje mbijetese e mbeshtetur mbi grimca, borxhe e derte ku jane zhytur thuajse pjesa me e madhe e fshatit.

Lista pas listash, emra pas emrash e shifra te ngaterruara ne fletore te zverdhura qe jane varur si litare tek banoret qe ne masen me te madhe nuk kane me se t’i shlyejne per muaj e muaj te tere.

« Me teper nga 10 mije leke te reja, dmth 100 mije leke nuk kane. Me këtë shifër jetojnë 4-5 veta në familje. Duket e pamundur, por ja që këtu ndodh », thotë një tjetër banor.

Varferia eshte ulur kembekryq ne shume familje aq sa duket se edhe shpirti ju shket tej e fjala therr dhimbshem kur thonë se janë te gatshme te heqin edhe femijet, t’i shesin, te bejne tregeti me ta për të jetuar. Nje realitet qe hera heres duket i pabesueshem e qe megjithate merr fryme mes mureve te kerrusura nga lageshtira.

« Do i shes, nuk i mbaj dot me buke. Jemi pa bukë, asnjë ndihmë nuk na japim. Kemi pesë fëmijë dhe kur gjejmë punë mirë, por zakonisht s’kemi as punë, as tokë, as shtëpi, ne e dimë si jetojmë», thotë në mënyrë të pabesueshme një tjetër banor.

Nga shtepia ne shtepi asgje nuk ndryshon me banoret qe kush me pak e kush me shume kane te njejtat veshtiresi, te njejtat te verteta, te njejtat fate te imponuara nga harresa.

« Po shitem ndonje kove me salce ose ndonje pagure me qumesht do marrim buken apo ushqimet e tjera perndyshe”, të thonë në Turan.

Gjithçka duket si nje qerth i ngushte nga i cili nuk dijne si te dalin. Nuk kerkojne lemoshe, nuk kerkojne qe askush t’u fale diçka, veç mundesi per te ecur, per te zhvilluar zonen ku jetojne per te patur edhe ata mundesine e nje jete normale te mbeshtetur ne punen e tyre.

Ne keto kushte edhe oksigjeni duket i tepert, i shtrenjte, i paperballueshem per ta, sepse ketu duket sikur edhe ai ka nje çmim.

« Do na pjellë lopa, por do një vit sa të bëhet viçi e kështu marrim bukën e gojës », ankohet një tjetër banor i Turanit, kësaj zone të harruar kaq pranë Tepelenës.

Probleme me ujin, probleme me pronat, me shkollen, me rrugen, e premtimet qe kane ikur e kane ardhur ashtu si politikanet ne periudhat e fushatave elektorale.

« Jane bere disa investime, eshte bere ujesjellesi i fshatit, jane hedhur nja 200 e ca milione leke me dy keste dhe uje s’kemi pire ndonjehere, se kemi pare ate uje vetem eshte vjedhur”, rrëfejnë në këtë fshat.

Mbijetesa nuk ka ngjyra, ashtu si mundesite, ashtu si veshtiresite, ashtu si gjithçka tjeter ne Turanin e vogel ku edhe vete shpresa duket e çngjyrosur.

Top Channel