Ina Rama: Nuk i hyj politikës

03/03/2013 20:15

Ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, nëpërmjet një deklarate, mohoi zërat për përfshirjen e saj në politikë.

“Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm kam paraqitur zyrtarisht, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një kërkesë për t’i propozuar presidentit të Republikës, emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë, gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht edhe presidentin e Republikës”, shkruan znj. Rama.

“Përtej të drejtave që jep ligji, kjo kërkesë mbështetet në vullnetin tim për të vazhduar dhe ndjekur profesionin tim, brenda sistemit gjyqësor, pjesë përbërëse e të cilit kam qenë, që nga fillesa e karrierës time. Këto fakte tregojnë qartë për mungesën e interesit tim për t’u përfshirë në ndonjë projekt politik dhe për ekzistencën e plotë të dëshirës sime për të mbetur pjesë e sistemit të drejtësisë”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama.

Top Channel