Vlorë, kërkoheshin për trafik droge, dy në pranga

02/03/2013 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të kërkuar për trafik droge. Burimet
zyrtare të policisë së qytetit bregdetar ka bërë të ditur se në orët e
para të mëngjesit të së shtunës, në kuadër të operacionit të koduar
“ZODIAK” është ndaluar Ardian Gockaj, 42 vjeç, dhe Sokol Hodaj,26 vjeç,
të dy banues në Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se 42-vjeçari Gockaj, me precedentë penal, është dënuar nga Gjykata e Krime të Rënda Tiranë me 10 vite e 6 muaj burg, për kryerjen e veprën penale të “trafikut të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim. “Gjatë momentit të arrestimit këtij shtetasi i është kapur dhe një armë zjarri pistoletë, mod 54, kalibër 7.62 me 6 fishekë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet zyrtarisht.

Ndërkohë për të arrestuarin tjetër, Sokol Hodaj, Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur në vitin 2012 “Arrest në Burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Top Channel