SHBA, shkurtohen shpenzimet

01/03/2013 00:00

Shkurtimet automatike të shpenzimeve, prej 85 miliarde dollaresh të
Qeverise amerikane hyjnë në fuqi – të premten, ndërsa demokratet dhe
republikanet fajesojnë njeri-tjetrin për ngërçin që po pengon miratimin e
alternativave me pak te demshme për reduktimin e deficitit.

Shkurtimet- të njohura si “sekuestrim” pritet te hyjnë në fuqi në orën 23.59 minuta të se premtes, ose ne oren 05.59 minuta me oren tone. Ato ndahen mes programeve te brendshme dhe atyre ushtarake. Demokratët propozuan zevendesimin e qasjes se sekuestrimit, e cila parashikon vetëm shkurtime, me një përzierje të reduktimeve të shpenzimeve dhe rritjes se të ardhurave tatimore.

Republikanët kundërshtuan me force kete. Ata propozuan mbajtjen e shumës totale të shkurtimit të shpenzimeve por duke i dhënë Presidentit Obama fleksibilitet në zbatimin e tyre. Kjo u kundershtua nga demokratet. Presidenti amerikan, Barak Obama- te premten- do te takohet me udheheqesit e Kongresit, por asnje marreveshje nuk duket ne horizont. Shefi i Shtepise se Bardhe akuzoi republikanet e senatit dhe paralajmeroi se nese nuk arrihet nje marreveshje per buxhetin, per te shmangur shkurtimet atehere Kongresi nuk ben gje tjeter vecse i “veteshkakton” nje plage Amerikes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA