Romney: Zgjedhjet, si “malet ruse”

01/03/2013 21:25

“Në një moment je kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara, një minutë më vonë nuk je askush”.

Me këto fjalë Mitt Romney, që nëntorin e kaluar sfidoi Obamën për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, ka thyer heshtjen për herë të parë pas humbjes.

Në një intervistë me bashkëshorten e tij Ann për Fox News, Romney është shprehur se garimi në zgjedhje ishte njësoj si një xhiro në “malet ruse” në parqet e lojrave.

“Është shumë emocionuese, ka ngritje dhe rënie. Por më pas xhiroja mbaron dhe duhet të zbresësh. Nuk mund të qëndrosh përjetë në malet ruse”, ka thënë Romney.

Romney humbi kundrejt Obamës, me të cilin e ndante në veçanti çështja e taksave. Ai kundërshtonte taksën progresiste të presidentit në fuqi, me pretendimin se zgjedhësve nuk u kishte premtuar rritjen e tyre.

Megjithatë, republikani, i mbështetur edhe nga ikona e kinematografisë amerikane Clint Eastwood, pranoi humbjen dhe u shpreh se, “lutej për suksesin e Obamës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA