Polici kanibal, 2 arrestime në Britani

01/03/2013 21:00

Dy persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe në kuadër të një hetimi të nisur në Nju Jork, kundër një agjenti të forcave të rendit, të njohur ndryshe si “polici kanibal”.

Agjenti Gilberto Valle, 28 vjeç, akuzohet se është përpjekur të vrasë dhe më pas të hajë një numër të lartë femrash, mes të cilave edhe gruan e tij.

Nga proçesi i zhvilluar në Nju Jork ka rezultuar se Valle ishte në kontakt përmes postës elektronike me dikë në Britaninë e Madhe, që konsiderohet një lloj “profesori”.

Personi në fjalë i sugjeronte përmes email-it amerikanit se si ta copëtonte e më pas ta gatuante mishin e njeriut, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta