Dita e parë në Vatikan pa Papë

01/03/2013 00:00

Pas “lamtumirës” së të enjtes, kur Benedikti XVI u largua nga posti i Papës, (edhe pse titullin Papë do të vazhdojë ta mbajë) me helikopter dhe mes lotëve të të pranishmëve në sheshin Shën Pjetër, Vatikani ra në qetësi.

Benedikti i XVI, ashtu sikundër paralajmëroi befasisht më 11 shkurt, la udhëheqjen e Selisë së Shenjtë në orën 20:00 të 28 nëntorit duke i dhënë fund 8 viteve në krye të Kishës Katolike.

Selia e Shenjtë ishte bosh, po ashtu edhe “froni” ku prej qindra vitesh ulet Papa. Bosh ishte edhe Bazilika Shën Gjonit, ndërsa Vatikani përgatitet për mbledhjen e Konklavës dhe tymin e bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri.

“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Provovshi përjetë gëzimin që vjen nga vendosja e Krishtit në qendër jetëve tuaja!”, ishte postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter të Atit të Shenjtë.

Gjatë së enjtes, Ati i Shenjtë takoi kardinalët, ku premtoi mbështetje dhe përulësi ndaj Papës së ri që do të dalë nga procesi zgjedhor i Konklavës. Ai do të mbahet mend si Papa i vetëm në 6 shekujt e fundit që dorëhiqet nga udhëheqja e Kishës Katolike, dorëheqje që e njoftoi befasisht më 11 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA