A. e Jugut, pezullohen policët e dhunshëm

01/03/2013 00:00

Efektivët e policisë afrikano-jugore të përfshirë në incidentin që shkaktoi vdekjen e një emigranti nga Mozambiku, u pezulluan nga detyra ndërkohë që ndaj tyre vijojnë hetimet.

Lajmi u njoftua nga vetë zyrat e policisë në qytetin e Davejtonit në Afrikën e Jugut. Gjithcka shpërtheu pas publikimit të një video amatore ku tregohet një i ri i lidhur pas një kamioni duke u tërhequr zvarrë nëpër rrugë.

Video e transmetuar në televizionet vendase shkaktoi zemëratë dhe reagimin e drejtuesve të lartë të policisë dhe vetë presidentit afrikano-jugor, Jacob Zuma.

Falenderojmë qytetarët për zbardhjen e një incidenti të tmerrshëm dhe të papranueshëm për shoqërinë tonë, tha një drejtues i lartë i policisë, ndërsa presidenti Zuma bëri thirrje për hetim të plotë.

Qindra persona u grumbulluan para ndërtesës së policisë në Davejtona duke protestuar kundër policisë.

Mido Macia, 27 vjeç, ishte një emigrant nga Mozambiku me letra të rregullta në Afrikën e Jugut. Ai punonte si taksist dhe “ekzekutimi” i tij nga policia u krye vetëm për një parkim të gabuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA