Banka spanjolle, humbje rekord

28/02/2013 00:00

Banka spanjolle “Bankia”, e formuar nga bashkimi i shtatë bankave të
kursimit që ishin në buzë të humnerës, ka raportuar një humbje rekord,
pavarësisht se ka marrë një ndihmë prej 18 miliardë eurosh.

Banka humbi 19.2 miliardë euro për vitin 2012 dhe vuri mënjanë kursime prej 26.8 miliardësh. Vitin e kaluar “Bankia” dhe kompania e saj mëmë BFA, i kërkuan BE-së fonde për të rithemeluar kapitalin e saj.

Fondi spanjoll i shpëtimit të bankave deklaroi se grupi kishte pasur një vlerësim negativ, pavarësisht se vetë BFA kishte pasur vlerësime pozitive.

“Bankia” lindi nga shkrirja e shtatë bankave të kursimit që ishin ekspozuar tej mase ndaj sektorit të pronave të Spanjës, që u godit rëndë 5 vjet më parë. Grupi Bankia-BFA në tërësi pësoi humbje pas taksës prej 21.2 miliardë eurosh në vitin 2012.

Shtatë kompanitë përbërëse të saj u dëmtuan rëndë nga huatë që iu dhanë pronarëve dhe disa blerësve gjatë bumit të pronave që përfundoi në fund të viteve 2000. Ndërkohë, aksionet e bankës u pezulluan në fillim të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA