Zvicër, sulm me armë, tre të vdekur
27/02/2013 00:00
Të pakten tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë
një sulmi me armë, në një fabrikë, pranë qytetit të Lucernës ne Zvicër.
Ngjarja ndodhi ne fabriken e perpunimit te drurit “Kronospan” ne qytetin e Menznau-t. Sic shkruan gazeta “Luzerner Cajtung”, mes viktimave eshte dhe atentatori ndersa shtate te tjere u plagosen”.
Sipas gazetes, te shtenat u degjuan rreth ores 9 te mengjesit, ne barin e fabrikes. Tre helikoptere u drejtuan ne vendngjarje per te dhene ndihmen e pare. Zvicra eshte nje prej vendeve me shifrat me te larta te pronesise se armeve ne bote, por ku jane kryer shume pak krime me arme.
Top Channel