SHBA, ndihmë kryengritësve në Siri

27/02/2013 00:00

Kishin ekzistuar shenja, por tani duken të afërta. Shtetet e Bashkuara
janë të gatshëm të ndihmojnë në mënyrë të drejtperdrejtë kryengritësit
në Siri.

Nuk flitet ende per arme, kete e mbulojne miqte arabe, por per autoblinda, mburoja anti-plumb, pajisje me arme dhe trajnime. Sic shkruan gazeta “Uashington Post”, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri do te diskutoje me aleatet gjate takimit mbi Sirine, qe pritet te zhvillohet me 28 shkurt ne Rome.  

Ne muajt e shkuar, CIA, Pentagoni dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton kishin shprehur mbeshtetjen per nje perfshirje me te gjere ne ndihme te kryengritesve siriane. Por Presidenti amerikan, Barak Obama kundershtoi duke i frikesuar opozites se percare. Atehere thuhej: “Japim arme, por ne dore te kujt do te bien?”. Ne alternative, Uashingtoni ia le kete detyre vendeve si; Katari, Libia, Turqia, Arabia Saudite, vende, te cilet prej fillimit u kishin derguar arme kryengritesve, ndersa CIA u kufizua te kryente nje mision koordinimi.

Nje skeme qe coi furnizimin me anti-tanke, te cilet u prodhuan ne Kroaci. U blene me parate e Arabise Saudite, u transportuan me avione-kargo jordaneze dhe me pas iu derguan kryengritesve ne Dera. Nje manover qe amerikanet duan ta mbeshtesin me nje manover me te drejtperdrejt. Per nderhyrjen e mundshme te Shteteve te Bashkuara kane ndikuar disa faktore; masakrat e frikshme te regjimit, presioni i aleateve rajonal dhe europiane, nevoja e rritjes se aftesise se kryengritesve si dhe ajo per te mbeshtetur formacionet e moderuara, per te ekuilibruar forcat e forta kaediste. Ne krah te Uashingtonit jane te pakten kater vende europiane; Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, te cilet mbeshtesin kete qasje dhe secili duhet te vendose per sasine dhe llojin e ndihmes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA