SHBA, i burgosuri vret gardianin

27/02/2013 15:30

Një i burgosur në një burg të sigurisë së lartë në Pensilvani, SHBA, vrau të mërkurën një gardian, raportuan autoritetet amerikane.

Kjo është hera e parë që një gardian mbetet viktimë në një sulm brenda burgut në më shumë se 5-vjet.

34-vjeçari Eric Williams u sulmua gjatë detyrës me një thikë artizanale  dhe ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të hemoragjisë.

Hetimi është marrë përsipër nga FBI, e cila për momentin nuk ka bërë të ditur emrin e vrasësit.

Për herë të fundit, një gardian kishte vdekur duke kryer detyrën e tij në qershor 2008 në Kaliforni.

Drejtori i burgut të Uejmartit, David Ebbert, e konsideroi këtë ngjarje si “ngjarjen më të zezë” të institucionit.

Burgu i sigurisë së lartë në Uejmart nisi të shërbejë në vitin 2005. Që prej atëherë, brenda tij janë vrarë tre të burgosur, nga të burgosurit e tjerë, por kjo është hera e parë që në qendër të sulmit vihet një gardian.

Top Channel