Një autobombë ka shpërthyer krahinën veriore të Malit, Kidal, duke vrarë 7 persona, sipas raportimeve.
Sulmi kishte në shënjestër një post-bllok të kontrolluar nga grupet “Tuareg”, të cilët kanë dalë në mbështetje të ndërhyrjes së ushtrisë franceze.
Militantë islamik janë zmbrapsur nga Kidal dhe disa pika të tjera strategjike, por kanë vazhduar me operacionet e bastisjeve dhe bombardimeve.
Një zyrtar humanitar i OKB-së tha se qindra-mijëra shtetas malianë të zhvendosur janë të frikësuar për rikthimin në shtëpitë e tyre.
Më shumë se 430 mijë njerëz, të cilët u larguan me pushtimin e veriut të Malit nga ana e militantëve vitin e kaluar, nuk ndihen mjaftueshëm të sigurt për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre, pavarësisht se situata e sigurisë në vend po përparon, tha John Ging, nga zyra e OKB-së për Bashkëkoordinim të Çështjeve humanitare.
Ata që iu frikësuan konfliktit, ende nuk ndihen të sigurt, duke parë raportimet për gjymtime dhe dhunime nga ana e militantëve kundrejt grave dhe fëmijëve.
Ka frikë gjithashtu mes etnikëve Tuareg, për sulme ndëshkues nga forcat e sigurisë maliane, sepse rebelët tuaregë morën pjesë në rebelimin e vitit të kaluar, përpara se vendi të zaptohej nga militantët islamikë, bëjnë të ditur zyrtarë të OKB-së.
Top Channel