Kaliforni, 3 të vdekur nga të shtënat

27/02/2013 05:00

Një shkëmbim zjarri në rrugët e Santa Cruz, në Kaliforni, ka shkaktuar të paktën 3 të vrarë, nga të cilët 2 agjentë të policisë dhe një të dyshuar.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta: policia, teksa po hetonte mbi një rast ngacmimi seksual, i është drejtuar një shtëpie, ku besohej të ishin strehuar të dyshuarit, por është pritur me të shtëna armësh, të cilat kanë vijuar edhe në rrugë, pasi të dyshuarit janë larguar duke vrapuar nga shtëpia.

Ndërkohë, në një tjetër ngjarje të veçuar, ka patur panik në një kampus universitar në zonën bregdetare të Karolinës, ku një person është futur në mbrëmje, ka qëlluar duke lënë një të plagosur, dhe është larguar menjëherë me anë të një automjeti.

Policia, sipas raportimeve të shtypit amerikan, është vënë në kërkim të agresorit, teksa i plagosuri është transportuar për në spital. Autoritetet e shkollës kanë këshilluar studentët të mos largohet nga vendet e tyre momentalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA