Egjipti mbyll tunelet me Rripin e Gazës

27/02/2013 21:20

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi autoritetet që të shkatërrojnë tunelet që lidhin vendin me Gazës, në atë që duket se është shenja e fundit e vendosmërisë së autoriteteve për të ndërprerë trafiqet dhe shkëmbimet ilegale me Palestinën.

Tunelet janë përdorur nga Kajro për t’i ardhur në ndihmë popullsisë palestineze në një seri bllokadash dhe bombardimesh izraelite në vitet e fundit, por ato janë bërë tashmë tepër problematike për marrëdhëniet midis Egjiptit e Izraelit, si dhe për sigurinë në vend.

Nuk është e qartë se si do të veprojnë autoritetet egjiptiane për të shkatërruar këto nënkalime, por në të shkuarën është përdorur përmbytja si një mjet efikas për prishjen e kanaleve.

Besohet se ekzistojnë disa qindra tunele, të përmasave të mëdha dhe të vogla, në hapësirën e madhe të shkretëtirës së Sinait, ku përcaktohet edhe kufiri izraelito-egjiptian.

Vendimi i Egjiptit për të mbyllur tunelet përbën një goditje të rëndë për palestinezët e Gazës, të punësuar me mijëra në këtë aktivitet. Ata e kanë konsideruar këtë formë komunikimi me Egjiptin si jetike për ta, sidomos në kohërat e bllokadave.

Izraeli ka këmbëngulur me forcë për mbylljen e këtyre rrugëkalimeve, duke spekuluar se ato përdoren nga organizata terroriste e Hamasit, për të përfituar armë dhe raketa me anë të së cilave sulmohet Izraeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA