Berat, lagjia muzeale në degradim

27/02/2013 17:30

Dëmtime serioze kanë prekur lagjen muzeale “Kala” në Berat. Muret qindravjeçare janë shembur nga dëmtimi dhe moskujdesja.

Kjo lagje, përveç vlerave historike, ka edhe vlera arkitektonike si dhe është një nga Kalatë e rralla e cila është ende e banuar.

Restaurimet e fundit në këtë lagje datojnë në vitet 70 dhe 80 dhe tashmë duken qartë gjurmët e shëmbjeve.

Disa projekte janë hartuar për mirëmbajtjen dhe restaurimin e kësaj kalaje dhe mureve të saj, por asnjë prej tyre nuk ka marrë miratim për financim.

Kjo lagje, brenda kalasë së Beratit, është një nga zonat më të vizituara nga ana e turistëve të huaj që vijnë në këtë qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA