Siri, bombardohet Alepo, mbi 200 viktima

26/02/2013 15:45

Ushtria e rregullt siriane ka intensifikuar bombadimet me raketa balistike ndaj zonave të kontrolluar nga kryengritësit, duke ndikuar në një rritje drastike të numrit të viktimave.

Sipas agjensive ndërkombëtare të lajmeve, mëngjesin e së martës, disa valë sulmi kanë shkaktuar shkatërrime të gjera në disa lagje të Alepos, qytetit më të madh të vendit, i përshkruar nga vijat e ftontit mes palëve ndërluftuese.

Në këto sulme, “Human Rights Watch” raportoi për të paktën 141 të vrarë, gjysma e të cilëve fëmijë.

Megjithatë, organizata shtoi se numri i të vrarëve mund të ketë kaluar 200, pasi shumë prej viktimave nuk janë identifikuar apo regjistruar.

Rifillimi i bombardimeve të pozicioneve të kryengritësve në Siri vjen në prag të një samiti të rëndësishëm në Romë, ku fraksione të ndryshme të rebelëve do të takohen në datën 28 shkurt, me qëllim bashkërendimin e veprimeve ndaj presidentit al-Assad.

Ky samit u ndërmjetësua nga Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Në luftën civile 2-vjeçare siriane, të paktën 70 mijë persona kanë humbur jetën deri tani, raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA