Opozita siriane pranon ftesën e “Romës”

26/02/2013 03:40

Opozita siriane ka pranuar ftesën për pjesëmarrje në një samit ndërkombëtar në Romë, pasi SHBA dhe Britania e Madhe “premtuan ndihma specifike” për popullin sirian.

Grupi më parë kishte deklaruar se mund të bojkotonte bisedimet, për shkak të “shurdhërisë së botës” përballë dhunës në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm britanik, William Hague, konfirmuan më herët se do të mbështesnin akoma më shumë opozitën siriane.

Kerry ishte në Londër, si pjesë e turit të tij të parë të jashtëm, që prej marrjes së postit të Sekretarit të Shtetit.

Njoftimi i opozitës siriane vjen pas një raportimi për një shpërthim vdekjeprurës dhe luftimeve të përgjakshme në pjesën lindore të kryeqytetit sirian, Damask.

Gjithashtu u bë e ditur, të hënën, se një anëtar i forcave paqeruajtëse të OKB-së ka humbur, teksa ishte duke monitoruar armëpushimin mes ushtarëve sirianë e atyre izraelitë, në zonën joushtarake të Lartësive Golan.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i stafit nuk ka qenë prezent dhe po lidhemi me personat përgjegjës për të mësuar se çfarë ka ndodhur”, tha zëdhënësi i OKB-së, Eduardo del Buey, për Associated Press.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA